Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në Kuvendin e Kosovës emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore(KKTK).
Shtatë anëtarët e rinjë të këtij këshilli janë: Artan Krasniqi, Fahri Beqiri, Besarta Reçica, Esim Salla, Zanita Halimi, Arianit Buqinca dhe Zlagjan Boshkoviç.
Mandati i këtyre anëtarëve është tri vite.
Partitë opozitare ani pse disa deputet të tyre ishin prezent në sallë nuk u përfshinë në votim të antarëve të rinjë të KKTK-së.
Ndryshe, me 26 shtator votimi i këtyre anëtarëve të rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore(KKTK) kishte dështuar dy herë radhazi.
Në votimin e parë morën kishin marrë pjesë në votim gjithsej 55 deputetë, 52 ishin për dhe një abstenim.
Edhe në përsëritjen e votimit, numri i votave ishte i pamjaftueshëm për emrimin e anëtarëve të rinj të KKTK-së, ku në votim morën pjesë 58 deputetë, 55 ishin për dhe tri vota ishin abstenim.
Mos votimi i këtyre anëtarëve në seancën e 26 shtatorit erdhi si rezultat i përplasjeve të pozitës dhe opozitës, por edhe i disa deputetëve të dalur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.