Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se buxheti i Kosovës për vitin 2025 pritet të arrijë në 3.6 miliardë euro.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, i cili pritet të arrijë në 3.6 miliardë euro. Kryeministri Albin Kurti e bëri këtë njoftim gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, ku u diskutuan prioritetet dhe ndarjet e buxhetit.

Ai theksoi se pas miratimit, projekti do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti paraqiti detaje mbi ndarjen e mjeteve, duke përfshirë 115 milionë euro për nevojat e shëndetësisë dhe 84 milionë euro për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Te kategoria mallra dhe shërbime kemi planifikuar 115 milionë euro t’i ndajmë për nevojat e shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu njoftoi se është planifikuar një buxhet prej 100 milionë eurosh për rritjen e pensioneve prej 2o për qind, si dhe 60 milionë euro shtesë për skemat e ndihmës për fëmijë.

“Ndërkaq, 84 milionë euro të tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme, ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet. Për pensionistët kemi buxhetuar edhe 100 milionë euro të tjera shtesë për t’i mbuluar rritjen pensioneve prej 2- për qind që tashmë e kemi miratuar. Ndërsa 60 milionë euro janë shtuar tek skema e shtesave për fëmijë për të mbuluar rritjen  shtesave që e bëmë para dy muajsh për trevjetorin e lansimit të skemës. Po vazhdojmë mbështetjen për skam kulturore dhe sportin.

Ndërkaq bujku ynë do të vazhdojë të jetë më i mbështeturi në rajon me subvencione e grante”, ka shtuar ai.

Kurti ka theksuar se pjesë e rëndësishme e buxhetit është ndarja e 930 milionë eurove për investime kapitale në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës sportive nëpër komunat nikoqire të Lojërave Mesdhetare.

“Për investimet kapitale në infrastrukturë kemi ndarë 930 milionë euro… mbi 200 milionë euro investime kapitale kemi buxhetuar në vetëm tri vitet e ardhshme, të cilat do të shkojnë në ndërtimin e infrastrukturës sportive nëpër komunat që do të jenë nikoqire të Lojërave Mesdhetare”,

Sipas tij, buxheti për mbrojtjen është rritur gjithashtu, duke arritur në nivelin prej 2 për qind të bruto produktit vendor, duke shënuar 208 milionë euro.

“Edhe buxhetin për mbrojtjen e kemi rritur… për vitin 2025 që në fillim buxheti i mbrojtjes dot ë shënojë në nivelin prej 2 për qind të bruto produktit vendor. Në nivelin prej 208 milionë eurosh”.

Për komunat, Kurti njoftoi një rritje të buxhetit me gjithsej 788 milionë euro, duke ofruar mbi 240 milionë euro më shumë mbështetje sesa kishte para marrjes së mandatit.

Ai e përmbylli deklaratën e tij duke theksuar se ky buxhet është për të gjithë.

“Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat me gjithsej 788 milionë euro. Komunat do të kenë mbi 240 milionë euro mbështetje sesa që kishin para se ta merrnim mandatin…

Ky buxhet është edhe për të gjithë ashtu siç është edhe qeverisja jonë. Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat. Po i pari për mandatin që na pret”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika