Shqipëria krijon forcën e rezervistëve

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj që rregullon organizimin dhe funksionimin e forcës së rezervistëve, duke hapur kështu rrugën për formimin e saj.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se synohet fillimi në janar të vitit 2025.

Sipas Vengut, ky projektligj ofron mundësi për ushtarakët që janë angazhuar në sektorin privat të kontribuojnë përsëri në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke marrë pjesë në misione specifike, përfshirë ato paqeruajtëse në kuadër të NATO-s.

Qeveria planifikon të ndajë 15.5 milionë euro për këtë forcë në vitin e ardhshëm.

Forca rezerviste do të përbëhet nga 25% e forcave aktive, ose rreth 2.100 persona, duke siguruar kapacitete të shpejta reagimi në raste emergjente.

Projektligji parashikon rekrutimin e ushtarakëve që janë në forcën rezervë dhe civilëve që plotësojnë kriteret për shërbim ushtarak, me një kontratë që do të ketë një kohëzgjatje minimale prej 2 vjetësh, e cila mund të rinovohet.

Kjo nismë vjen pas një pakete ndihme prej 13 milionë eurosh të miratuar nga Këshilli Evropian për të mbështetur ushtrinë shqiptare, dhe pas rritjes së trajtimit financiar për punonjësit e sektorit të mbrojtjes, me shtesa që arrijnë deri në 700 euro për 6.000 punonjës të Forcave të Armatosura./EA

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika