Aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve, S.S dhe M.S, për krime lufte kundër popullsisë civile, duke i akuzuar për vrasje, maltretime dhe plaçkitje gjatë periudhës 1998-1999

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet S.S dhe M.S.

Sipas aktakuzës, për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat Penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika