Osmani e Maqedonci në Katar, vizitojnë ekspozitën për fushat e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës në Doha të Katarit kanë marrë pjesë në Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci janë duke qëndruar në një vizitë në Doha të Katarit.

Siç ka bërë të ditur presidentja Osmani, me ministrin Maqedonci kanë vizituar ekspozitën dhe konferencën Globale të Milipolit për Atdheun dhe Sigurinë Publike.

“Në Doha, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani gjithashtu të mërkurën zhvilloi një takim në Doha me Sheikha Moza bint Nasser për të diskutuar bashkëpunimin në projekte që adresojnë çështje sociale, me qëllim përparimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika