Abazi me kritika për pushtetin: Mjaft me gënjeshtra, jemi nën sanksione

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tani i pavarur, Haki Abazi, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se vendi kurrë nuk ka qenë më i izoluar se tani.

Abazi në fjalimin e tij bëri disa kritika në drejtim të pushtetit duke i akuzuar edhe për gënjeshtra.

“Vendi kurrë nuk ka qenë më i izoluar. Jemi në fundin e fundit, jemi 20 vite mbrapa edhe me lirinë e lëvizjes, nuk mundeni me u kritiku me një proces që është nisur para 15 viteve. Mjaft me gënjeshtra, jemi nën sanksione… Asnjë minister nuk e keni që vjen me raportu. Jeni më keq se qeveritë tjera. Lërini debatet toksike”, ka thënë Abazi.

Ai gjithashtu pati një përplasje edhe me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bugujevci e cila po udhëheq seancën plenare, pasi nuk iu vazhdua edhe për një minut fjala deputetit Abazi që të përmbyll fjalimin e tij.

Nga ana tjetr, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës edhe kësaj here ka nisur një orë me vonesë.

Në nisje të kësaj seance pati disa mospajtime mes partive opozitare dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca rreth kuorumit për fillimin e seancës.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika