Reagon AGK-ja pas gjetjes së pajisjes gjurmuese në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim pas zbulimit të një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e cilësuar incidentin si një rast të paprecedentë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas zbulimit të një pajisjeje gjurmuese të fshehur në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.

AGK ka bërë thirrje të menjëhershme që autoritetet e sigurisë të ndërmarrin një hetim të plotë dhe transparent, për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vendosjen e pajisjes gjurmuese.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.

Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje.

AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika