Dogana largon nga puna 5 zyrtarë: Shkelën kodin e etikës

Dogana e Kosovës ka shkarkuar pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë pas një hetimi që zbuloi prova për keqpërdorim të detyrës.

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të saj pas një hetimi që zbuloi keqpërdorime të detyrës.

Pesë zyrtarë janë shkarkuar nga pozitat e tyre, ndërsa dy të tjerë janë degraduar. Ky vendim u mor pas përfundimit të procesit hetimor, i cili identifikoi prova të qarta për abuzim të detyrës nga ana e këtyre zyrtarëve.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në shërbimin të publikut. Si pjesë e këtij përkushtimi, janë ndërmarrë masa disiplinore ndaj shtatë zyrtarëve të Doganës pas një hetimi të hollësishëm.

Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie.

Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent.

Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika