“CICERONI SHQIPTAR I HITLERIT – HISTORIA E PRISHTINASIT ILJAZ BAZNA (CICERO) ” nga BASHMIR XHEMAJ ËSHTË GATI!!! BËJENI PRE-ORDER!

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se autori i librit “Një shqiptar në CIA”, Bashmir Xhemaj, tashmë ka përgatitur për botim librin: “CICERONI SHQIPTAR I HITLERIT: HISTORIA E PRISHTINASIT ILJAZ BAZNA (CICERO)”.

Për ta bërë edhe më të veçantë këtë botim, shtëpia botuese “Dukagjini” ju mundëson ta porositni librin paraprakisht, të nënshkruar nga autori, dhe përfitoni 10% zbritje.

Këtë mund ta bëni përmes linkut: https://preorder.dukagjinibotime.com/ ndërsa pagesën e realizoni pas pranimit të librit.

Libri “Ciceroni shqiptar i Hitlerit” paraqet historinë e Iljaz Baznës, një shërbëtori të thjeshtë që punonte në Ambasadën Britanike, i cili vendosi të hynte në botën e spiunazhit. Iljaz Bazna, i cili shumë shpejt u bë i njohur me nofkën Cicero për gjermanët, jo vetëm që hyri në këtë botë, por sot e kësaj dite mbeti njëri ndër spiunët më enigmatikë që kanë ekzistuar. Ai arriti të zbulonte informacione mbi operacione shumë të rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore, madje edhe për operacionin e famshëm D-Day, për të cilin Hitleri nuk i besoi.

Rrugëtimin e Ciceros si një nga spiunët më të rrezikshëm të kohës – pa mitizime – përfshirë dhe historitë e dashurisë së tij, na i solli mjeshtërisht Bashmir Xhemaj përmes këtij libri.

Bashmir Xhemaj është studiues. Ka punuar gjatë si gazetar. Është autor i librit “Një shqiptar në CIA”. Ka diplomuar në Shkenca Politike dhe Komunikim Politik.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika