Haziri për autostradën e Gjilanit: Qeveria ka problem ta jetësojë, i referohet si ‘projekt i Lutës’

Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së në Gjilan, ka kritikuar qeverinë për vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Lutfi Haziri, nenkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj qeverisë aktuale për vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Ai theksoi se ndërtimi i autostradës është etiketuar si “projekt i Lutës”, duke shtuar se ky emërim po shërben si arsye për bllokimin e avancimit të projektit. Haziri theksoi se problemi nuk është në vetë ndërtimin e autostradës, por në papjekurinë e qeverisë për ta realizuar atë.

“Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon

Qenkan deklaruar edhe sot, përkundër që po përtojnë të flasin për Autostradën e Gjilanit se ‘kjo është problem’. Do t’ju thoja sërish se nuk është Autostrada e Gjilanit problem, por qeveria ka problem ta jetësojë sepse po iu referohen si “projekt i Lutës…”, sikur që i prolonguan edhe tri projekteve tjera e i filluan më 1 tetor.

‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon. Veç vazhdoni të përtoni me gjetë arsyetime. Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju. Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika