Analisti Imer Mushkolaj ka shprehur shqetësimin për bojkotin e Kuvendit nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedentë nga ana e pushtetit.
Në Debat Plus, ku të ftuar ishin edhe dy deputetë të VV-së, Arbër Rexhaj dhe Mirsad Shkreta, Mushkolaj ka thënë se si shumicë parlamentare, deputetët e VV-së kanë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e Kuvendit.
“Bojkoti si instrument politik parlamentar nga ana e pushtetit është i paprecedentë. Këtë duhet me kuptu ju si shumicë parlamentare e keni përgjegjësinë për mbarëvajtjen e Kuvendit. Ju mundeni me bojkotu e mos me shku, po zakonisht këtë e bën opozita parlamentare e jo pushteti. Ju e keni shumicën dhe jeni përgjegjës për mbarëvajtjen. Aq ma tepër për mua ka qenë qysh kryetari i kuvendit nuk e udhëheq mbledhjen e Kuvendi.
Unë mundem më kuptu logjikën e juaj se ata po dëshirojnë me ngrit kauza. Por, VV-ja nuk është modeli më I mirë e të berit opozita, kur keni qeni në opozitë. Nëse ju më thoni kemi qenë model o të bërjes opozitë, për besë nuk keni qenë. Kritikat që vijnë prej juve për opozitën nuk i marrë sit ë mirëqena, nuk i marrë serioze”, ka thënë Mushkolaj.