Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm ndaj tre zyrtarëve policor.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën UÇK.
I dyshuari ka sulmuar tre policë, derisa ata po i shqiptonin një tiketë të kundërvajtjes.
“Rr. UÇK, Prishtinë 31.10.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.