Haradinaj takon ambasadorin amerikan, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se gjatë takimit, është diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt të vendit në NATO.

“I shpreha mirënjohjen time të thellë ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në çdo hap”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për fund Haradinaj ka thënë se “Plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Action Plan) mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë”.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika