Për të tretën herë radhazi, dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Për të tretën herë radhazi, komisioni hetimor parlamentar për hetimin e teksteve shkollore ka dështuar në mungesë kuorumi

Për të tretën herë radhazi, Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e teksteve shkollore ka dështuar në mungesë kuorumi.

“Po e shihni atmosferën, po bëhet fjalë për një bojkot komplet të strukturave qeverisëse që për herë të tretë radhazi nuk krijojnë kushtet që komisioni të vazhdojë punën…ky vend duhet ta kuptojë një gjë. Që ky komision ska pasur qëllime të këqija. Por vetëm të shihet metodologjia më e mirë dhe më e lirë për furnizimin me tekste”, ka deklaruar kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj.

“Në momentin kur duhet që gjetjet që janë të shumta, të raportojmë para Kuvendi e qytetarëve për paratë që janë marrë nga taksat e tyre, janë tentativa që mos të realizohet puna e komisionit. Ky komision fatin do ta ketë si të tjerët, të mos përfundojë punën e vet…s’kam pa asnjëherë që mazhoranca të mos e atendojë kuvendin..është jo e mirë seose ky komision në kuvend ska mundur të votohet pa votu mazhoranca. Tash ajo s’vjen”, ka thënë ai.

Të pranishëm kanë qenë vetëm kryetari i komisionit, Shemsedin Dreshaj, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika