Maqedonci njofton se aeroporti i Dumoshit është në “duart” e FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e këtij vendimi për sigurinë dhe reagimet emergjente

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë sot në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se ky hap është një dëshmi e qartë e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake të vendit.

Ai përmendi rëndësinë e Aeroportit të Dumoshit si një pikë strategjike për operacionet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vënë në dukje se ky zhvillim do të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Sot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mori në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit.

Vendosja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane si dhe për të ofruar mbështetje më të mirë dhe më të shpejtë për reagime emergjente dhe për operacione në rast të emergjencave civile.

Ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika