Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka bërë thirrje për qytetarët në veri që të mos e marrin ligjin në duar pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Dy veturave iu shpërthehen gomat e vandalizohet një përmendore në veri, Policia nis hetimet
Ai theksoi, pavarësisht ngjarjeve të fundit, situata në veri mbetet e qetë, megjithatë është delikate për shkak të tensioneve të vazhdueshme.
“Pak para orës 18:00 mbarëm, dikush e ka vendosur një stikers në një përmendore në mahallën e Boshnjakëve, që është aty. Policia ka shkruar ne vendin e ngjarjes, ka kontaktuar prokurorin kujdestar. Nuk ka pas rast për të iniciuar. Nuk ka pas dëmtim kriminal, apo diçka të tillë. Është larguar ajo letër, e cila ka qenë në përmendore, nga familjarët, është pastruar monumenti aty. Mirëpo mandej ne dyshojmë se shkak i kësaj, ka ardhur deri te revolta e disa njerëzve, e cila ka qenë mbi 10. Dhe mandej ka pasur dëmtim të dy gomave. Një në një veturë dhe një gomë në një tjetër veturë. Policia ka ndërhyrë, ka shpërndarë masë, në fakt nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje me forcë, veç janë shpërndarë nga aty. Policia i ka marr katër persona në intervistimit. Njëri nga e kemi për dyshuar për shtytje të veprës penale dhe dëmtimit kriminal.
Situata në veri mbetet e qetë, vazhdon të jetë delikate shkaku i ndërlikimeve”, ka thënë Elshani në FIVE të Dukagjinit.
Ai përmendi se është një veprim i paligjshëm të marrësh ligjin në duar, duke shtuar se institucionet janë përgjegjëse për të trajtuar çdo incident të dhunshëm. Elshani përfundoi duke apeluar që qytetarët të besojnë në autoritetin e ligjit dhe të mos lejojnë që ndodhitë e tilla t’i nxisin ata të veprojnë jashtë rregullave.
“Nëse kemi ndonjë rast sikur mbrëmë, nuk duhet qyetetarët më marrë ligjin në duart e veta. Për këtë arsye jemi këtu. E kemi dëshmuar këtë. Ne jemi këtu pr zbatim të ligjit, ka shtuar Elshani.