Kurti në 35 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut: Heronjtë do të kujtohen përherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, bënë homazhe pranë varreve të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 35 vjetorit të rënies së tyre.

Kurti tha se Zhitia e Fazliu, ishin veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e vendit tonë.

Ai tha se punën kryesore për shtetin e Kosovës e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Para 35 vjetëve mbi 6 orë kanë zgjatur luftimet në lagjen Bregu i Diellit tek hyrja e tretë e bllokut të tretë ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu i ynë…Kur Evropa po çlirohej nga diktatura dhe po bashkohej në Kosovë po niste apart hejdi. Ato kanë qenë rrethana tejet të vështira, të pa imagjinueshme për neve sot dhe në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të pa epur dhe heronjtë e popullit tonë që janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që do të vazhdojnë rrugën e tyre deri tek kryengritja popullore e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ne nuk harrojmë prej nga vijmë dhe nuk harrojmë që pjesën më të madhe të punës dhe kryesore e kanë kryer dëshmorët e kombit. Ndërkaq, neve të tjerëve na ka ngelur një pjesë e rëndësishme e punës, por megjithatë shumë më e vogël sesa e atyre”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se liria e Kosovës erdhi pasi vendi ynë kishte njerëz si Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

“Ata jo vetëm që ishin çlirimtar e luftëtarë, por ata ishin edhe intelektual të mëdhenj. Veprat e tyre, shkrimet, mendimi i tyre politikë na frymëzon edhe sot e kësaj dite sepse është mendim politikë çlirimtarë, është mendim i vetëdijes së lirisë. Ata përmes sakrificës së tyre sublime, duke dhënë edhe jetën për atdhe u bënë edhe trashëgimi, sepse amanetin e lanë për çlirimtarët e ardhshëm. Ata duke dhënë shembullin ideal përmes dhënies së jetës, u bënë pararënës të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj do të kujtohen gjithmonë edhe prej institucioneve por mbi të gjitha prej popullit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Ndërkaq, homazhe bënë edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika