Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë i mitur ka pësuar lëndime, pasi që vëllau i tij i mitur, duke përdorur pushkën e gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën.
Rasti ka ndodhur dje në Suharekë, ku si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.