Me moton “Ma kthe adresën”, qytetarë të Luginës, kanë protestuar gjatë së dielës.
Këtë herë në komunën e Medvegjës, me anë të protestës kanë shprehur shqetësimin lidhur me pasivizimin e adresave.
Nevzat Lutfiu, kryetar i këshilli Kombëtar, tha se komuna e Medvegjës mban numrin më të madhë të qytetarëve që iu është pasivizuar adresa.
“Shqiptarët e Medvegjës, nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet. Viti 2024, shteti Serbi komuna e Medvegjës, një komunë sipas statistikave të fundit zyrtare janë 6 mijë e 360 banorë, janë pasivizuar mbi 4 mijë e 214 qytetarë, a e din bashkësia ndërkombëtare se shumica kanë qenë shqiptarë atokton banorë të Medvegjës”, ka deklaruar ai.
Tutje Lutfiu tek theksoi heshtjen e Bashkimit Evropian, ndaj këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve atje, përmendi kërkesën e BE-së, që ka vazhdimisht për Kosovën.
“Bashkësia ndërkombëtare po promovon me ngulm themelimin e një Asociacionit për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa po i mbyll sytë ndaj fushatës shpopulluese ndaj Beograditi zyrtarë në Luginën e Preshevës”, ka theksuar ai.
Reagimin e bashkësisë ndërkombëtare e kërkoi edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi që ishte krah protestuesve.
“Medvegja është simbol i metodave perfideve të pastrimit etnik, të një komune nga komunitete e tjera, mjerisht kjo po ndodhë në sytë e BE-së, por kjo sdo të thotë që duhet të ndalemi duhet të vazhdojmë angazhimin tonë në të gjitha frontet, angazhimin politik, instituacional e edhe qytetarë, sepse është i domosdoshëm”, ka deklaruar Kamberi.
Qytetarët e Luginës së Preshevës, që përfshijnë edhe Bujanovcin e Medvegjën, disa herë kanë protestuar për fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar, hap i cili rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile.