Ngrihet aktakuzë kundër një personi në Gjakovë nën dyshimin për trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.P., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “trafikimi me njerëz’’.

Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari nga muaji mars i vitit 2021 deri me 30 janar 2024 ka marrë pjesë në “trafikim” me njerëz përmes kanosjeve, përdorimit të forcës etj.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi  për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale me të cilën ngarkohet. 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika