Mustafa: Në kohën e qeverisjes së PDK-së pagat u rritën deri në 139%

Anëtar i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka thënë ka deklaruar se konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kandidati Bedri Hamza i ka “shkaktuar” panik partisë në pushtet.

Mustafa përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se në “kohën e qeverisjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës,” pagat e sektorit publik patën shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë dhe Kosova nuk shquhej si vendi me pagat më të ulëta në rajon (sikurse është aktualisht).

“Konventa madhështore e PDK-së për Bedri Hamzën Kryeministër, po duket që ka shkaktuar panik te partia në pushtet. Me që ju paskan referuar pagave, atëherë është mirë ta rikujtojmë faktin se në kohën e qeverisjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës, pagat e sektorit publik patën shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë dhe Kosova nuk shquhej si vendi me pagat më të ulëta në rajon. Më konkretisht, pagat e arsimtarëve ishin rritur për 88%, pagat e policëve 139%, pagat e mjekëve 87%, pagat e infermierëve 133%. Për sa i përket vendimit të vitit 2017, për pagat e kabinetit qeveritar, duhet ta rikujtojmë faktin se Bedri Hamza, si Ministër i Financave, pati refuzuar ta marrë pagën me rritje, duke shfaqur integritet të lartë moral e profesional”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa shtoi se duhet të pyetën punonjësit e sektorit publik se a po vërejnë rritje pagash.

“E kur shtrohet pyetja se çka ka ndodhë me pagat nën qeverisjen e Albin Kurtit, është mirë të pyeten punonjësit e sektorit publik, përveç udhëheqësve me pozita të larta shtetërore, se a po vërejnë rritje page në llogaritë e tyre?! Përgjigja nga këto kategori është JO!”, shkroi Mustafa.

“Prandaj, ashtu siç kemi bërë kapërcimin e madh në vitet 2011 dhe 2014, është koha ta bëjmë kapërcimin e radhës me Kryeministrin Bedri Hamza, për një jetë me dinjitet për të gjithë qytetarët e Kosovës!

• 50% për rritje të pagave!

• Pension minimal prej 200 euro dhe rritje prej 30% për pensionistët kontributdhënës!

• 50% rritje të benefiteve për kategoritë e dala nga lufta!

• Program të fuqishëm për mbështetjen e sektorit privat!”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika