“Ka nxitur urrejtje”-Mustafi paralajmëron Vulinin që s’do të ndalet pasi përdori termin “shqiptari”

Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që s’po pajtohet me vendimin e Gjykata Supreme e Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb Aleksander Vulin.

Termi “shqiptari” i përdorur nga Vulini, është arsyeja kryesore e padive nga ana e Mustafit në instancat e drejtësisë serbe, e në të cilat ai shtoi se “nëse nuk dënohet për nxitje të urrejtjes” do të drejtohet tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që ky term është nxitje e dhunës, urrejtjes dhe tolerancës.

“Personalisht nuk mendoj që do të ketë qëndrim të drejtë sepse i tërë procesi ka treguar se kanë qenë të njëanshme Gjykatat dhe të ndikuara. Ka disa arsyeje, e paraNjë proces i tillë është prolemuar që nga 25 gushti i 2019. Që pesë vite nga padia për çasje diskriminuese, nxitje të urrejtjes, dhunës dhe tolerancës. Ministri i Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Shef i BIA-s serbe dhe zëvendëskryeministër i Serbise. Kjo tregon që sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që bëjnë përçarje. Madje, këto vendime nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, nga kërkesat për të evituar Gjykata Supreme Gjykatën e Apelit, jemi afër Gjykatës Kushtetueses ku do të ushtrojmë për të kaluar hallkën që Vulinin ta nxjerrim para Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strassburg.

Nevojitet se Gjykatat në vazhdimësi kanë qenë në limitet e kohës., e gjithë procesi ka luajtur me limitet kohore të përcaktuar ligjore, në menyrë për të zgjatur dhe tejzgjatur për dekurajuar dhe për të u dorëhequr nga kjo. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të ndalemi. Nuk është betejë ligjore, por betejë për dinjitet, për drejtat e shqiptarëve dhe respektimin e tyre. Strasburgu do të jetë arena e ardhshme”, tha Mustafi.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika