Vdes një foshnje në QKUK, Policia interviston disa persona

Klinika e Gjinekologjisë

Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj. Ai ka thënë se shkaqet ende nuk dihen, por dyshohet se mund të ketë qenë për shkak të një infeksioni.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, që ka bërë të ditur se për këtë janë intervistuar disa persona.

Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion (IML)./Telegrafi

“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika