Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se për vite me radhë dy banka në Gjermani e kanë lidhur Kosovën me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj.

Ilustrim

Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane. Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, duke thënë se Republika e Kosovës nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur më herët në Gjermani.

“Të nderuar bashkatdhetarë, për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës e kanë lidhur me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj. Falë reagimit dhe angazhimit tonë, si dhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”./

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika