Rikthimi i mundshëm i Trump: Si do të ndikojë në politikën ndaj Kosovës?

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka theksuar se rikthimi i mundshëm i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë një qasje negociuese më të shpejtë ndaj Kosovës, por kjo do të bazohet në strategji biznesi, më shumë se sa në diplomaci të mirëfilltë

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka theksuar se nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në pushtet, politika amerikane do të shoqërohet me një lloj paparashikueshmërie.

Ai në emisionin FIVE, ka thënë se profili i Trumpit, si një njeri nga bota e biznesit, nuk ofron një bazë të fortë akademike ose politike për të drejtuar shtetin.

“Ne e kemi pasur për 4 vjet Trump-in në pushtet por ajo që kemi mësuar nga praktika e tij e drejtimit të shtetit amerikan është një lloj paparashikueshmërie. Sepse profili i tij nuk është as akademik as politik por një njeri që vjen nga bota e biznesit. Dhe SHBA meriton një kandidat për presidentin që e drejton shtetin me një “background” të përgatitur mirë dhe me një njohje solide për mbarë politikat botërore dhe jo dikush që mund të negociojë si të ishte një kryebiznismen i një shteti”, ka deklaruar Pula.

Ai ka përmendur gjithashtu se gjatë viteve të luftës çlirimtare të Kosovës, demokratët ishin ata që ndihmuan, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë, republikanët morën rolin kryesor në administratën amerikane.

Pula ka theksuar se nëse Trump do të rikthehej, qasja e tij negociuese do të ishte më e shpejtë, por kjo do të ishte më shumë si një strategji biznesi, sesa një qasje diplomatike ose politike.

“Nëse ish-presidenti Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë natyrisht që gjërat do të marrin një kahje më të përshpejtuar sepse qasja e tij negociueese është qasje biznesi. Dhe jo qasje e një diplomacie apo politike”, ka deklaruar Pula.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika