Dogana e Kosovës me të hyra mbi 1.5 miliardë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar rritjen më të madhe në të hyra, me mbledhjen e mbi 1.5 miliardë eurove

Dogana e Kosovës

Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje për Doganën e Kosovës, me mbledhjen e mbi 1.5 miliardë eurove të hyra.

Kjo shifër përfaqëson një rritje mbresëlënëse prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit shuma është rritur me 146.1 milionë euro.

Ky trend pozitiv, i nisur vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet edhe në vitin 2024, duke reflektuar përkushtimin e Doganës për maksimizimin e të hyrave.

Faktorët që ndikuan në këtë sukses përfshijnë:

Përmirësimi i Procedurave Doganore; Implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar në rritjen e efikasitetit të procesit.

Lufta Kundër Kontrabandës; Masa të shtuara në bashkëpunim me institucionet tjera kanë ulur ndjeshëm aktivitetet ilegale dhe kanë shtuar të hyrat.

Rritja e Transparencës; Fushatat e ndërgjegjësimit për publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë sjellë një përmirësim të përgjithshëm në përputhshmëri, duke përfituar gjithë ekonomia.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe bashkëpunimin me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Institucioni inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo veprim të dyshimtë apo të paligjshëm përmes numrit pa pagesë 0800 50095, për të ruajtur integritetin dhe transparencën e shërbimeve të saj.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika