Kastrati: Kurti po i frikësohet burgut, ky është fundi i tij

Ardian Kastrati, deputet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po i frikësohet burgut.

Kastrati tutje ka thënë se ky është fundi i Kurtit, dhe se sipas tij, ai është në fazën tre, pasi përmendi çështjen e ambalazhuesve të ujit.

“Ky është fundi i Albin Kurtit, ky është në fazën tre’’.

‘’Faza një ka qenë kur ai me entuziazëm dhe gënjime. Faza dy është ky katërvjeçar, i degradimit të figurës së tij politike, përmes dështimeve katastrofale dhe faza tre është se Albin Kurti po i frikësohet edhe burgut, sepse ambalazhuesit atje, kanë raportuar gazetarët, se i kanë thënë ‘shef, po bëhet këtu krim’ dhe ky s’ka reaguar”, tha Kastrati në “DPT te Fidani” në Klan Kosova raporton Dukagjini.

Tutje Kastrati ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjeve në Amerikë, për të cilat tha se kurrë nga ShBA-të nuk vjen ndonjë rrezik për Kosovën.

“Mendoj që rrezik nuk vjen kurrë nga Amerika, pavarësisht nëse administrata është republikane apo demokrate, por rreziku vjen nëse ne vendosim në pushtet budalla, siç e kemi në rastin konkret tani”, ka thënë deputeti I PDK-së, Ardian Kastrati.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika