Teksa votuesit amerikanë janë duke shkuar në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm, gazetari Xhemaj Rexha, i cili po i përcjell zgjedhjet nga afër, ka marrë mendimin e një qytetare në Saint Paul në Minnesota, që sapo ka votuar.
“Votova për Trumpin. Sepse duhet t’i mbrojmë të drejtat e grave… mendoj që Kamala Haris ishte e hedhur në garë sepse e dinin që Joe Biden do të humbiste. Dhe po presin për gruan e parë presidente. Por gjejeni se çka? Fiton ai që bën punën më se miri. Trump 100 për qind do të fitojë”, ka thënë qytetarja amerikane.
Video: https://www.facebook.com/portalidukagjini/videos/878637861118557