Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatitet  

Haliti ka apeluar për përgatitje strategjike të Kosovës për sfidat e ardhshme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar nevojën që Kosova të jetë e përgatitur për sfidat e ardhshme pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke bërë një krahasim mes demokratëve dhe republikanëve, Haliti theksoi se administratat e mëparshme republikane nuk kanë qenë të ngjashme me Donald Trump. Po ashtu, ai vlerësoi kandidaturën e Kamala Harris si të veçantë.

Haliti u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhojnë ekspertë të politikës së jashtme dhe të zhvillojnë politika të qëndrueshme në raport me SHBA-në.

“Ka shumë dallime. Ne kemi kaluar ato proceset edhe me demokratët edhe  me republikanët. Por, as republikanët e kaluar  s’kanë qenë siç është Trump. Dhe zonja Harris është një kandidate shumë interesante, është femra e parë në qoftë se i fiton zgjedhjet. Por sa i përket Kosovës, në duhet të përgatitemi për sfida të Kosovës. Duhet të përgatitet, Qeveria, politika e Kosovës, duhet t’i ftojë specialistë të politikës së jashtme dhe të ndërtojë politika të Kosovës në raport me Amerikën”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika