“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për një rikthim potencial të Grenellit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka diskutuar ndikimin e administratave amerikane në politikën kosovare, duke komentuar zgjedhjet aktuale në Shtetet t Bashkuara të Amerikës.

Duke pasur parasysh një rikthim potencial të Richard Grenellit, Basha ka theksuar se ai ka pasur një ndikim në rritjen e popullaritetit të Vetëvendosjes,

“Grenelli na ka cu në 50 për qind. Nëse vjen Grenelli më atë logjik, veç po don me ma çu në 80 për qind. Na i rritë edhe për 30 për qind. S’ka ndonjë njeri që s’thotë që Grenelli s’na ka çu në 50 për qind… mendoj për kontekstin e kohës  kur ka vepru Grenelli në Kosovë ka qenë shumë i rëndësishëm, kanë qenë zgjedhjet në Amerikë, kur Trump dëshironte të dëshmohej me disa marrëveshje ndërkombëtare para popullit amerikan. Me i ka kallxu që jam fuqi edhe në sferën ndërkombëtare. Është kritikuar shumë, pasi politika e jashtme e tij ka qenë dështuese. Marrëveshjet qe i ka bërë me shtetet arabe e izraelit, edhe Kosova hyri në atë amulli dhe pastaj e dimë qysh doli epilogu i gjithë asaj”, ka thënë Basha.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika