Rusia nuk ka qenë problem për Donald Trump ka thënë analisti Ylli Hoxha derisa ka dhënë analizën e tij në Debat Plus në RTV Dukagjini për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sipas Hoxhës gjatë qeverisjes së Trump Turqia ka pasur një përafrim me Rusinë por edhe në Ballkan, Mali i Zi ‘’ka lëvizur gjatë asaj periudhe’’ në drejtim të Rusisë.
‘’Treguesit kanë qenë që në bazament Trump nuk e ka pas problem Rusinë. Për Trump Rusia ka qenë një çështje me të cilën mund të merrej me negociata me Putinin’’, ka thënë ai.
Hoxha gjithashtu ka thënë se edhe gjatë qeverisjes së Biden, lëvizjet në raport me Kosovën kanë qenë minimale por gjatë kësaj periudhe ka pasur një lëvizje të Bashkimit Evropian prej një ideo 0 deri te një plan i rritjes.
‘’Prej një ideo zero për rajonin ke mbërri te një fond 6 miliard euro për me stimulu procesin e integrimit. Prej një moslëvizje ki do farë përparime të shteteve si Shqipëria, Bosnja, Maqedonia…’’.
‘’Me Trump rritet pasiguria se ka kemi me ec, me Harris ndonëse kjo ecje ka qenë e ngadaltë po nuk ke pas frik pasigurie… e ke dit që oponimi ndaj Rusisë është konstant, intensiteti mund të luaj mund të shkoj poshtë edhe nalt por e ke dit që ti je një pjesë e një zgjidhje që ata e shohin që duhet të jetë e tillë. E me Trump a do jemi të sigurt që do të jemi këtu?’’, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka thënë se Trump do të ketë ‘qasje kërcënuese’.
‘’Ose hini ju ose po merrna vesh me rus e turq për këtë rajon’’, është shprehur Hoxha.