Fletëvotimi i gjatë dhe suveniret e republikanëve, Rexha raporton nga Minnesota

Gazetari Xhemajl Rexha, nga Minnesota, përshkroi fletëvotimin e gjatë me nëntë kandidatë presidencialë dhe çështje të tjera për t'u votuar, duke shtuar se mbeten vetëm tre orë për të mbyllur vendvotimet në Minnesota

Gazetari Xhemajl Rexha, duke raportuar nga Minnesota, ka dhënë një përshkrim të procesit të votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Në përshkrimin e tij, ai theksoi se fletëvotimi është gjatë dhe përmban një listë të gjerë emrash, duke u ndalur tek kandidatët për president dhe zëvendëspresident, si Donald Trump dhe Kamala Harris.

“Fletëvotimi është shumë i gjatë, dhe ka shumë emra. Ky është për shtetin e Minnesotas. Këtu janë emrat për president dhe zëvendëspresident. Donal Trump dhe Kamala Harris bashkë me zëvendësit e tyre janë të parët… Janë 9 kandidatë në garë, 9 parti janë. Kurse pjesa tjetër, janë edhe disa pyetje. Kurse në anën tjetër janë gjykatësit dhe prokurorët. Këtu ka kohë të mbyllen vendvotimet edhe tri orë”, ka thënë Rexha në një linjë direkte në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Rexha gjithashtu u ndal te disa suvenire që lidhen me Partinë Republikane.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika