Berisha: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë u tentua të bëhet në emër të ekonomisë

Dajana Berisha ka thënë se nëse Trump do të fitoj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të përfitoj pasi që sipas saj ai ka raporte transaksionale me Trump. Ajo ka thënë se gjatë administratës së Trump Kosova dhe Serbia në emër të ekonomisë kanë tentuar të bëjnë shkëmbim territoresh

Dajana Berisha, Drejtoresh e Institutit për Iniciativë Qytetare

Drejtoresha e Institutit për Iniciativë Qytetare, Dajana Berisha në RTV Dukagjini duke analizuar zgjedhjet presidenciale në SHBA ka thënë se nëse Donald Trump do të fitoj zgjedhjet Edi Rama do të përfiton.

‘’Në mënyrë hipotetike nëse Trump do i fitoj zgjedhjet sigurisht që zoti Rama do të përfiton’’.

Ajo ka thënë se raportet e Trump me rajonin veçanërisht me faktorin shqiptarë.

‘’Janë raporte absolutisht transaksionale, nuk ka aty as minimumin e qasjes diplomatike apo politike. Të njëjtën marrëveshje që e ka bërë në Shqipëri, të njëjtën e bënë në Serbi Richard Grenell…’’, ka thënë Berisha.

Tutje Berisha ka thënë së këto marrëveshje pësuan një kritikë të lartë ndërkombëtare duke shtuar se përmes këtyre marrëveshjeve ‘’ka pas tendenca të konflikteve ndëretnike dhe ka pasur edhe lajme…sepse në emër të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Serbi u pa mundësia e shkëmbimit të territoreve që ishte totalisht gabim nga pikëpamja politike’’, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika