Kryetari i këshillit shqiptaro-amerikan Haxhi Dauti ka thënë se Kamala Harris do të fitoj shtetin e Pensilvanisë dhe pas asaj fitore do të fitoj edhe të gjitha ato shtet që konsiderohen vendimtare për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
‘’Gjithnjë kanë qenë këto shtatë shtete që vendosin për presidentin e Amerikës. Unë mendoj që Kamala do të fitoj’’
Dauti në një linjë direkte në RTV Dukagjini tutje ka thënë se fitorja e Kamala Harris ‘’nuk do të avancoj shumë për Kosovën’’.
‘’Do të vazhdoj punën siç e kemi me Biden apo Obama të cilët gjithnjë zvarriten por nuk do kemi dëm’’.
Por, në rast të fitores së Trump, Dauti është shprehur se do të ketë ‘turbullira’.
‘’Në rast se fiton Trump, por nuk besoj, atëherë do kemi turbullira’’, ka thënë Dauti.
Tutje ai është shprehur se Trump është aleat me Kinën dhe me Putinin, andaj në raport me Kosovën nuk do pyet, do të vazhdoj me politikën e njëjtë, pra të ndarjes së Kosovës.
Sipas tij ‘’Serbia po pret me gjithë shpirt që të fitoj Trump, të gjithë sllavët dhe këta të Rusisë presin të fitoj Trump dhe kjo do të krijoj turbullira’’.
Sa i përket këshillit shqiptaro-amerikan Dauti ka thënë se gjithnjë kanë përkrahur demokratët.
‘’Ne i qëndrojmë besnik demokratëve sepse shpëtuan popullin tonë, shpëtuan Kosovën’’, ka thënë Dauti.