Sipas Associated Press kandidati republikan Donald Trump ka arritur të sigurojë 198 vota elektorale, ndërsa kandidatja demokrate Kamala Harris ka fituar 109 vota deri tani.
Trump ka triumfuar në shtete të mëdha dhe të rëndësishme, përfshirë Texasin (40 vota), Floridën (30), dhe Ohio (17), duke mbajtur një avantazh të dukshëm në garën presidenciale.
Nga ana tjetër, Harris ka fituar në disa nga bastionet demokrate në Veri-Lindje, përfshirë New York (28 vota), Illinois (19), dhe New Jersey (14). Harris ka deri më tani 109 vota elektorale.
Megjithatë, shtetet kyçe që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve mbeten ende të hapura. Pensilvania, Georgia, North Carolina, Michigani, Arizona, Wisconsini, dhe Nevada janë ato që do të vendosin se kush do të fitojë 270 votat e nevojshme për të marrë presidencën.