(E përditësuar) Kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po udhëheq në projeksionet për zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas CNN-it dhe Associated Press.
Trumpi, që synon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, ka fituar shumicën e bastioneve republikane, ndërsa rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, ka siguruar votat elektorale të bastioneve tradicionale të Partisë Demokratike.
Por, Trump, fitoi në Karolinë të Veriut, i cili është shteti i parë i papërcaktuar, ku bëhet i ditur rezultati.
Projeksionet në rreth 30 shtete tregojnë se Trump ka arritur të grumbullojë 230 vota elektorale, ndërsa Harris ka 210.
Për t’u shpallur fitues, kandidatit i nevojiten 270 vota elektorale nga 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.
Përveç rezultateve të pritshme në bastionet e të dy partive, gara mbetet shumë e në gjashtë shtete të tjera: Nevadë, Arizonë, Xhorxhia, Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani.