Kamala Harris, kandidatja e Demokratëve për president të SHBA-ve ka fituar në Kaliforni dhe Uashington.
“Kamala Harris ka fituar në shtetin e saj në Kaliforni, si dhe shtetin e Uashingtonit, ndërsa Donald Trump ka fituar Idahon”, raporton The New York Times.
Harris në këto dy shtete ka marrë gjithsej 66 vota elektorale të kombinuara, ndërsa Idaho i jep Trumpit katër vota elektorale.
Oregon, shteti tjetër ku qendrat e votimit sapo janë mbyllën, nuk është shpallur ende fituesi.
Deri më tani Donald Trump prin me gjithsejtë 230 vota elektorale kundrejt Kamala Harris me 187.