Trump fiton në shtetin e parë të papërcaktuar, garë e ngushtë në shtetet tjera vendimtare

Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, dhe ish-presidenti Donald Trump.

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka fituar në Karolinën e Veriut, sipas projeksioneve të Associated Press, CNN dhe NBC.

Ky rezultat vjen nga një prej shteteve të papërcaktuara, të cilat mbajnë një peshë vendimtare për fitoren në Kolegjin Zgjedhor.

Në vitin 2020, Trump gjithashtu siguroi fitoren në këtë shtet, por këtë vit, Karolina e Veriut ishte parë si një mundësi për fushatën e Kamala Harris, kandidates demokrate për presidente.

Trump është duke prirë në shtetet e papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë – përfshirë: Pensilvaninë, Uiskonsinin, Xhorxhian, Nevadën, Miçiganin dhe Arizonën.

Trump deri më tani ka 230 vota elektorale, ndërkaq, Harris ka 210.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika