Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 5 nëntorit tregojnë se Donald Trump ka arritur të fitojë në disa shtete kyçe, përfshirë Xhorxhia, sipas projektimeve të CNN.
Ehe pse fituesi i plotë nuk është shpallur ende në disa shtete të tjera, ky rezultat për Trump ka një rëndësi të madhe.
Trump po kryeson ndaj kandidates demokrate, Kamala Harris me 246 vota elektorale. Ndërsa, Harris përmomentin ka 210, sipas projektimeve të “Associated Press”.
Për t’u shpallur fitues, kandidatit i nevojiten 270 vota elektorale nga 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.
Gara mbetet shumë e në gjashtë shtete të tjera: Nevadë, Arizonë, Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani.