Urimet e liderëve botëror për Trumpin

Kandidati i republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është afruar fitores në zgjedhje, pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.
Kështu që kandidati republikan, Donald Trump ka shpallur fitoren si president i ri i SHBA-ve.

E për shpalljen e tij president, liderët botëror i kanë uruar fitoren.

Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar të mërkurën se SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Mezi pres të punoj me administratën e re për t’i thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderën e botës së lirë”, ka deklaruar Osmani.

Edhe Rama uron Trumpin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar listës së liderëve botërorë që kanë uruar Trumpin për fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, ndonëse ai ende nuk është shpallur zyrtarisht fitues.

“Ka qenë nder të punoj me ju sa keni qenë president për t’i forcuar lidhjet në mes të të dyja shteteve. Do të kem privilegjin të punoj me ju si presidenti i 47-të, për të rritur partneritetin për paqe dhe përparim të mëtejmë”.

Netanyahu uron Trumpin:

“Urime për rikthimin më të madh të historisë!” ka shkruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në rrjetin social “X”.

“Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një ri angazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës”.

Zelensky uron Trumpin dhe llogarit në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka uruar, po ashtu, Trumpin për “fitoren impresionuese në zgjedhje”.

“Rikujtoj takimin tonë të mrekullueshëm me Trumpin në shtator, kur kemi diskutuar në hollësi për partneritetin strategjik Ukrainë – SHBA, Planin e Fitores dhe rrugët për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. E çmoj përkushtimin e Trumpit për qasjen për ‘paqe përmes forcës’ kur vjen puna për çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund të afrojë Ukrainën me paqen. Mezi presim për një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqësinë e Trumpit. Ne llogarisim në mbështetjen e fuqishme dypartiake në SHBA për Ukrainën”, ka thënë Zelensky në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ai ka thënë se Ukraina, me njërën prej ushtrive më të fuqishme në Evropë, është e përkushtuar për të garantuar paqe afatgjatë dhe siguri në Evropë dhe komunitetin transatlantik, me mbështetjen e aleatëve.

Franca uron Trumpin

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka uruar poashtu kandidatin republikan, Donald Trump për shpalljen e tij president të SHBA-ve.

“Gati për të punuar së bashku siç mundëm të bënim gjatë katër viteve. Me bindjet tuaja dhe të miat. Në respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Macron.

Starmer uron Trumpin: Fitore historike

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka uruar Trumpin për atë që e ka cilësuar “fitore historike”.

“Si ndër aleatët më të ngushtë, ne qëndrojmë krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i mbrojtur vlerat tonë të përbashkëta, lirinë dhe demokracinë. E di që lidhja speciale SHBA-Britani do të sjellë prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, në vjetët në vijim”.

“Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për promovimin e lirisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka uruar Trumpin dhe ka thënë se “Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për të promovuar lirinë në të dyja anët e Atlantikut”.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë ashtu në të mirë të qytetarëve tanë”.

Meloni: Evropa është gati

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka uruar, po ashtu, Trumpin, dhe ka thënë se Evropa është gati.

“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe ‘simotra’, të lidhura nga një aleancë e patundur, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike”.

Orban uron Trumpin për fitore

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka reaguar sërish për zgjedhjet amerikane, duke e uruar Trumpin, për, siç ka thënë, fitore.

Rikujtojmë sërish se kandidati i republikanëve nuk është shpallur ende i tillë.

“Rikthimi më i madh në historinë politike amerikane! Përgëzime presidentit Trump për fitoren e madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën”, ka thënë ai në X.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.

Rutte ka thënë se “udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s.

Vuçiq uron Trumpin për “fitoren në zgjedhje”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka përgëzuar Trumpin, për, siç ka thënë, fitoren në zgjedhje.

Agjencitë më të mëdha amerikane ende nuk e kanë shpallur Trumpin fitues dhe janë në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.

“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Reagimi i ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev, zëvendëskryesues i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, ka thënë në platformën Telegram:

“Disa ditë më parë, kam shkruar në Telegram për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. Këto vëzhgime dalin të sakta, sidomos tani që shumicën në Senat e kanë republikanët. Mirëpo, Trump e ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë. Si biznesmen, ai ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë budallenj dhe organizata ndërkombëtare të këqija”.

Medvedev ka thënë se në këtë mes “hyn edhe Ukraina” dhe që pyetja tani është se sa do të ketë presion Trump për të ndarë fonde për luftën në Ukrainë.

“Ai është kryeneç, por sistemi është më i fuqishëm”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika