Një person është plagosur mëngjesin e së mërkurës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i marrin veprimet për ndriçimin e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, shtoi Ahmeti.