Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 229 në formë elektronike gjatë të cilës ka marrë disa vendime.

Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e stadiumit në Pejë dhe Ferizaj, renovimin e “Përparim Thaçit” në Prizren. Si dhe renovimin e Galerisë Kombëtaare.

Poashtu janë emëruar edhe dy komisione ad-hoc për vlerësimin profesional në pozitën e lartë në Drejtorinë e Akreditimit dhe Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

  • “Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:
  • Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;
  • Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;
  • Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;
  • Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;
  • Renovimi i Galerisë Kombëtare.
  • Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”
  • Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës
  • Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”, vendimet e sotit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika