Sveçla pret në takim ambasadoren, Boven

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se Sveçla e uroi Boven për detyrën e re duke e falënderuar edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se Sveçla e ka njoftuar Boven për prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Më tej theksohet se duke vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore, ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoi vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6 miliardë...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika