Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump për zgjedhjen si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar se SHBA-ja është aleat dhe partneri kyç i Kosovës dhe “mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”.
“Urime President për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti.