Murati prezanton buxhetin për vitin e ardhshëm, reagon opozita

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar Buxhetin për vitin 2025 para anëtarëve të Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Buxheti për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh, ka thënë Murati. 

“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.6 miliardë eurosh, ndërkaq ky buxhet parashihet të financohet nga të hyrat buxhetore në nivelin e 3 miliardë e 305 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej 300 milionë euro do të jetë deficiti buxhetore. Për të ardhur deri te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancës së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator ka shënuar rënie në 1.9 për qind”, tha Murati. “Pavarësisht përballjes së situatës së vështirë në nivel global, rritja ekonomike ka shënuar performancë të mirë gjatë këtij viti. Në pjesën e parë të vitit 2024 ekonomia është zgjeruar 4.9 për qind. Deri në fund të vitit presim që ekonomia të zgjerohet në 4.5 për qind në terma real e 6.6 për qind në terma nominal”, ka theksuar ai, raporton Ekonomia Online.

Kritika për këtë buxhet patën partitë opozitare.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika