Një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në rrethana të panjohur është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:53 në fshatin Drenovc të Prishtinës.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar”, thuhet në raportin e PK-së.