Osmani: Zgjedhja e Trumpit do ta forcojë marrëdhënien me SHBA-në

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së do të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në dhe se Kosova ka përfituar për dekada nga mbështetja dypartiake e administratave amerikane

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Puskas Arena në Budapest, Hungari, të enjten, 7 nëntor 2024 - AP.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar para samitit të Komunitetit Politik të Evropës se zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së do ta forcojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ajo ka theksuar se mbështetja dypartiake për Kosovën ka qenë e pandërprerë për dekada dhe beson se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe nën administratën Trump.

“Zgjedhja e presidentit Trump do vazhdojë ta fuqizojë këtë marrëdhënie dhe secili duhet ta japim kontributin tonë. Kosova e ka pasur mbështetjen dypartiake të secilës administratë të SHBA-së që në fillimet e viteve ’90. Jemi bekuar me atë mbështetje dhe për këtë, kemi çdo arsye të besojmë se mbështetja do të vazhdojë edhe me administratën Trump. Bashkëpunimi i fuqishëm mes Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka mohuar që zgjedhja e Trumpit të paraqesë kërcënim për Kosovën, duke theksuar se të dyja partitë amerikane kanë kontribuar për përparimin e Kosovës.

Udhëheqësit evropianë po marrin pjesë në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest, Hungari të enjten për të diskutuar çështjet globale, duke përfshirë Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Kryeministri hungarez Viktor Orban do të jetë nikoqir i takimit, ndërsa të pranishmit do të diskutojnë gjithashtu migrimin e parregullt dhe çështjet që lidhen me sigurinë ekonomike të Evropës.

Zyrtarë nga vendet anëtare të BE-së dhe vende të tjera pritet të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet BE-SHBA, pas fitores së zgjedhjeve të ish-presidentit Donald Trump për një mandat të dytë presidencial.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika