Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë F-15

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar se e ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15, nga kompania Boeing Co.

Sipas ministrisë izraelite, marrëveshja e vlefshme prej 5.2 miliardë dollarë, është pjesë e një pakete të gjerë e ndihmës amerikane të miratuar nga administrata amerikane dhe Kongresi në fillim të këtij viti, që përfshinte edhe mundësinë për 25 avionë luftarakë shtesë.

Izraeli do të fillojë t’i pranojë F-15-shat në vitin 2031, nga 4-6 sosh në vit.

Avionët luftarakë do të jenë të pajisur me sisteme izraelite të armatimit.

“Këto përparësi do t’ia mundësojnë Forcës Ajrore të Izraelit ta ruajë superioritetin e vet strategjik përballë sfidave të tanishme dhe të ardhshme në Lindjen e Mesme”, tha Ministria në një komunikatë.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Eyal Zamir, tha në një komunikatë se Qeveria izraelite ka siguruar marrëveshje prokurimi në vlerë gati 40 miliardë dollarë prej se filloi lufta në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.

Për Boeing, marrëveshja për shitjen e avionëve F-15 është ujdia e dytë e madhe këtë vit. Në gusht, El AI Israel Airlines nënshkroi marrëveshje me Boeing për blerjen e rreth 31 avionëve 737, në vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë.

Ido Nehushtan, president i Boeing Israel, tha se marrëdhëniet e kompanisë me Izraelin datojnë që nga themelimi i Izraelit dhe “ne do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e SHBA-së dhe Izraelit për dorëzimin e avionëve të avancuar luftarak, F-15, përmes kanaleve standarde të prokurimit ushtarak”./Reuters

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika