Rutte: Falë Trumpit, shtetet e NATO-s kanë rritur investimet për mbrojtje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se falë presionit të Donald Trumpit gjatë presidencës së tij, shtetet e NATO-s rritën ndjeshëm investimet në mbrojtje

Rreth 50 liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve transatlantike në një samit të zhvilluar të enjten, duke shpresuar se një presidencë e dytë e Donald Trump do të shmangë grindjet e administratës së tij të parë.

Për shkak të situatës në Ukrainë dhe kërcënimeve të Rusisë, zyrtarët evropianë kërkuan një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë dhe mbështetje për qëndrueshmërinë e aleancës transatlantike.

Mark Rutte, i cili kishte qenë kryeministër i Holandës gjatë presidencës së parë të Trump, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ish-presidentin amerikan.

Ai ka vlerësuar  aftësinë e Trumpit për të qenë të qartë në qëndrimet e tij dhe për të arritur pozita të përbashkëta në të dy anët e Atlantikut.

“Rusia po dërgon teknologjinë më të fundit në Korenë e Veriut në këmbim të ndihmës së Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës. Dhe ky është një kërcënim jo vetëm për pjesën evropiane të NATO-s, por edhe për territorin e SHBA-së”, ka theksuar Rutte në samit, raporton AP.

“Kur ai ishte president, ishte ai në NATO që na stimuloi të kalonim mbi 2%. Dhe tani, edhe falë tij, NATO, nëse hiqni shifrat e SHBA-së, është mbi 2%,”ka deklaruar tutje ai.

Siç raporton AP, Trump i shtyu fuqimisht aleatët evropianë të NATO-s që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen gjatë presidencës së tij të parë, deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto dhe të jenë më pak të varur nga mbulimi ushtarak amerikan.

Po ashtu, Rutte theksoi ndikimin e Rusisë dhe Koresë së Veriut në Ukrainë si një kërcënim për të dyja anët e Atlantikut, duke bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes në të gjithë NATO-n.

Charles Michel, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, theksoi nevojën për qëndrim të pavarur evropian, duke thënë se Evropa duhet të jetë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara dhe të marrë më shumë përgjegjësi për të ardhmen e saj.

 “Jo për shkak të Donald Trump apo Kamala Harris, por për shkak të fëmijëve tanë,” theksoi ai, duke apeluar për një Evropë të fuqishme dhe të pavarur në një botë gjithnjë e më të pasigurt.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika