Votohet rregullorja për Komisioner të FSK-së

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miratoi rregulloren e punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa deputetët debatuan për gabimet gjuhësore dhe procedurën e përshpejtuar të miratimit

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e ka votuar rregulloren e punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, paraqiti vërejtjet e saj për këtë rregullore.

“Unë i kam vërejtjet e mia në 7 nene, në disa pika, por mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregulloreje. Gjuha shqipe është pothuajse e bastarduar në disa nene, unë nuk jam njëra nga ato që do ta votoj këtë rregullore për arsyet e mia. Jo vetëm si anëtare e komisionit, dua t’i jep propozimet e mia se si të ndryshohet ajo”, tha Selimi.

E deputeti tjetër i pushtetit, Enver Dugolli tha se gabimet gjuhësore nuk janë bazë për kundërshtim të rregullores, duke pasur parasysh që deputetët nuk zotërojnë shkollim për gramatikën gjuhësore.

“Jemi munduar të bëjmë me kohën, tashmë jemi ngushtë me kohën dhe nëse mundemi të bëjmë me procedurë të përshpejtuar, nëse nuk miratohet tani në këtë legjislaturë i bie që edhe vitin e ardhshëm të mos ketë funksionalizim të kësaj zyre. Jam i pajtimit që kjo të bëhet në procedurë të përshpejtuar. Ne si grup punues kemi përshpejtuar për të zënë hapin që të miratohet kjo pikë rregullore”, tha Dugolli.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka kërkuar diskutim të çdo neni që gjen kundërshtim nga deputetët pjesëtar të Komisionit. 

Sipas tij, ky institucion ka për qëllim që të përcaktohen rregullat dhe metodologjia e punës.

“Pas 10 viteve rrugëtimi për të funksionalizuar këtë institucion jemi në përfundim që ky institucion të filloj punën sa më parë. Si obligim ligjor është paraparë që të harrohet rregullorja e punës së sigurisë së Kosovës. E cila ka për qëllim që të përcaktohen rregullat dhe metodologjia  e punës. Ne kemi pasur një vizitë në Norvegji jemi takuar me komisionierin nga forcat e armatosura norvegjeze dhe duke marrë ekspertizat dhe njohurit e e tyre kemi ardhur në një draft të mirë që ky institucion të funksionalizohet sa më shpejtë”, tha Quni.

Kurse deputeti Hisen Berisha ka theksuar se duhet hapurt rrugë komisioneres së FSK-së.

“Më duket që edhe në strukturë, por edhe në operacionalitet, ngjason kjo zyrë me praktikën më të mirë me përvojat në Gjermani dhe shtete të tjera. Nëse duam që t’ia hapim këtë mundësi komisioneres të veprojë në këtë formë dhe të lehtësojmë punën edhe FSK-së, atëherë kemi menduar që të shkojmë me një procedurë që mbyllet brenda viti”, ka thënë Hisen Berisha./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika